Tosteri grill VIVAX SM-1800 shërben për përgatitjen e sanduiçëve dhe pjekjen e ushqimeve në pllakat e tij të mëdha. Hapja deri në 180° lejon përdorimin edhe si skarë e hapur. Pllakat me shtresë jo-ngjitëse dhe ena për mbledhjen e yndyrës e bëjnë më të lehtë përdorimin dhe pastrimin. Temperatura rregullohet sipas ushqimit.
Specifikimet:
• Fuqia: 1800 W
• Sipërfaqja e pjekjes: 23 × 29 cm
• Pllaka me shtresë jo-ngjitëse
• Hapja: 90° ose 180°
• Termostat me temperaturë të rregullueshme
• Enë për mbledhjen e yndyrës
• Dorezë që mbetet e ftohtë gjatë përdorimit


