VIVAX AVC-600R Lava është fshesë e dedikuar për pastrimin e hirit të ftohtë nga oxhaqet, sobat me dru ose pelet dhe skarat. Ena metalike 12 L mban hirin e mbledhur, ndërsa filtri HEPA ndihmon në mbajtjen e grimcave të imëta. Zorra me përforcim metalik dhe tubi thithës prej alumini janë të përshtatshëm për këtë lloj përdorimi. Pajisja ka dorezë për bartje. Nuk duhet përdorur mbi prush apo hir të nxehtë.
Specifikimet:
• Fuqia: 600 W
• Kapaciteti: 12 L
• Filtri: HEPA
• Ena: metalike
• Zorra: e përforcuar me metal
• Tubi thithës: alumin
• Përdorimi: vetëm për hir të ftohtë




